Kalimi i pragut nga Nisma-AKR prish matematikat e VV, LDK e PDK

565

Sipas burimeve të Ekonomia Online, koalicioni Nisma-AKR ka arritur të kalojë pragun prej 5 për qind që i mundëson të sigurojë 6 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Kjo prish matematikat partiake të VV-së, LDK-së e PDK-së. E pse jo edhe të AAK-PSD-së.

Rinumërimi i votave del të jetë një sinjal pozitiv për koalicionin Nisma-AKR, edhe pse priten ende votat nga diaspora.

5,04 për qind thuhet t’i ketë marrë ky koalicion që udhëhiqet nga dy prej politikanëve, Fatmir Limajt e Behgjet Pacollit, shkruan Periskopi.

MÖBEL THEMA

Nëse ky lajm është i vërtetë dhe ky koalicion kalon pragun, atëherë numri i deputetëve nga partitë e tjera pritet të zvogëlohet duke i ndryshuar pozicionet e tyre negociuese për koalicion qeveritar dhe për opozitë.

VV-ja dhe LDK-ja thuhej që së bashku mund të kishin 1 deputetë. Por, dy partite më të mëdha në vend pritet t’i humbin 4 sosh nga Nisma, duke zbritur në 57. Vetëvendosje mund t’i marrë 29 ndërsa LDK 28 në Legjislaturën e VII të Kuvendit të Kosovës.

PDK do ta humbte një deputet, duke rënë në 23 ose 24 në varësi të diasporës. Ndërsa AAK-PSD nuk do ta mbërrinte 15-shin.

Sidoqoftë, nuk dihet nëse VV dhe LDK do të kenë interes që të përfshijnë edhe koalicionin Nisma-AKR-PSD në Qeverinë e Re në mënyrë që të forcojnë pozicionin e tyre mazhoritar.

Comments