Kallëzim penal kundër arsimtarit nga Kopaçindolli i Tetovës për keqtrajtim të një nxënësi

427

SPB e Tetovës ka paraqitur kallëzime penale kundër tetovarit N.S. (44) për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale “keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës”.

Siç raportuan nga MPB, i paraqituri, i punësuar si arsimtar në shkollën fillore “Pashko Vasa” në fshatin Kopaçindoll, më 26 janar të këtij viti, gjatë orës së mësimit, fizikisht e ka sulmuar një 14- vjeçar nxënës në këtë shkollë.

“Gjatë orës të mësimit nxënësi ka kërkuar të lirohet të marrë fletoren nga shtëpia, por nga ana e arsimtarit nuk është liruar. Pas kësaj, nxënësi ka kërkuar nga shoku i klasës fletë të zbrazur nga fletorja që të shkruajë, por i paraqituri i është afruar dhe me dorë e ka shtyrë nxënësin dhe më pas i ka përplas kokën mbi bankë, duke shkaktuar lëndime trupore”, citohet në komunikatë.

Comments