Kandidati për kryeministër, një shqiptar i ”ndershëm”!

106

(rrëfenjë nga fshati)

Ëndrra e Aliut për një kryeministër shqiptar ndë krye të guvernës së NMK more shokë, gjithnjë e më shumë po tërheq vëmëndjen e kandidatëve shqiptarë të ”ndershëm”, dhëndurë dhe luajalë të kampit tjatër mbase një ditë dhe realizohet, por gjithsesi kandidati hibrid apo stramastik shqiptaro-sllavo-maqedonas, duhet të gëzojë besimin e ”tyre” dhe të dëshmojë luajalitet ndaj shtetit dhe të mos kërkojë asnjë nismë për më shumë të drejta dhe barazi për shqiptarët siç është ndryshimi kushtetutës dhe ligji për gjuhët e pakicave etj., por të zbatojë atë që i thuhet dhe që ia diktojnë ata.

MÖBEL THEMA

Ky lloj biçim kryeministri hibrid shqiptaro-sllavo-maqedon i ëndërruar nga integristi Ali Ahmeti, mbase do jetë i pranueshëm për kampin tjatër sepse këta lloj kandidaturash nuk përbëjnë asnjë shqetësim për ta si dhëndurë dhe pasues të (vëllamisë mes tyre) idesë së ngordhur të ”vëllazërim -bashkimit”, kanë kaluar tanimë testin e besueshmërisë.
Që thoni juve more shokë, kryeministri i ëndrrës së Aliut mund të jetë një kandidat stramastik apo një mushkë, pjellë e dashurisë mes një gomarice shqiptare me një gomar sllavo-maqedon, ndryshe nuk ka shans të bënet realitet!

Prandaja, një kryeministër stramastik apo hibrid me mëndje dhe me zëmër ”shka më shumë se shkau” si Muki apo Mondi, brënda titistëve të SDSM-së apo jashtë saj nuk i nderon shqiptarët, përkundrazi na denigron ne si komb që përfaqësohemi me shqiptarë të ”ndershëm” ndë krye të vëndit. Medai Shaholli

Comments