Kaos para Entit për Punë Sociale në Tetovë, radhë të gjata për shtesat e fëmijëve

85

Kanë ardhur që në orën katër të mëngjesit, për të zënë radhën dhe shkruar emrin në këtë listë. Që tre orë më pas, pra në orën 7 të fillojnë të marrin numrat, për ti dorëzuar dokumentet për shtesat e fëmijës së tretë.

Por edhe pse kanë ardhur që në katër të mëngjesit, jo të gjithë arrijnë të marrin numër. Ky institucion e ka kufizuar pranimin e palëve deri në 80 persona në ditë, të tjerët, do e provojnë fatin ditën e radhës.

Qytetarët shpesh humbnin durimin. Ata kundërshtojnë formimin e listave dhe pritjet e gjata që në orët e para të mëngjesit.

Banorët kërkojnë shtimin e punonjësve, me qëllim evitimin e dyndjeve.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

“Personeli duhet të shtohet, s`di më shumë. Unë erdha në shtat thotë janë dhënë numrat deri në 80 s`ka më”.

“Që prej një javë vij s`kam kryer punë, eja shko vetëm. Vijmë prej fshatrave lodhje, harxhime paguajmë taksi dhe punë s`mund të kryejmë”.

“Ka katër ditë që pres, prej në pesë të mëngjesit”.

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Darko Obadiç, porositi qytetarët që mos të grumbullohen, sepse afati për dorëzimin e dokumenteve vlen deri më 31 mars. Obadiç, për Alsat përmes telefonit është shprehur se, për pranim të dokumenteve punojnë njëmbëdhjetë sportele, por shqyrtojnë mundësinë për pranimin e dokumenteve edhe të shtunave. Në Tetovë, janë rreth 4.000 persona që rregullisht rinovojnë dokumentet për shtesat e fëmijës së tretë.

Bashkim Sulejmani

Comments