Kapen 220 kilogramë drogë, policia arreston pesë persona në Ferizaj

92

Policia ka arrestuar pesë persona, si dhe ka konfiskuar 220 kilogramë substanca narkotike.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, përmes një komunikate për media njofton opinionin se, pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Njësitin Antidrogë, janë kryer kontrollat në dy lokacione me ndihëm e Policisë Speciale të Kosovës, si dhe, pas kontrollit në këto dy lokacione, mbrëmë janë konfiskuar 220 kg substancë narkotike të llojit marihuanë që dyshohet se ka ardhur nga shteti i Shqipërisë dhe gjithashtu janë konfiskuar tri vetura, përcjell lajmi.net.

Po ashtu, Prokuroria njofton se janë arrestuar pesë persona për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit duke vepruar si anëtarë të grupit të organizuar mirë, kishin për të kryer vepër penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 273, paragrafi 2 lidhur me nenin 281, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

MÖBEL THEMA

Personat e arrestuar dyshohet se këtë sasi të marihuanës kanë pasur për qëllim ta transportojnë jashtë shtetit të Kosovës.

Prokuroria e Ferizajt, njofton se ende janë duke vazhduar hetimet për pjesën e grupit të cilët ende janë në arrati.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pesë të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /Lajmi.net/

Comments