Kapet serbi në qendër të Shkupit duke vjedhur një veturë 100 mijë euro

346

Një shtetas i Serbisë ka tentuar të vjedhë një veturë të llojit “Range Rover” të vlefshme 100 mijë euro në lagjen Debar Maallo të Shkupit, por është penguar nga pronari i veturës, i cili ka qenë ulur në një kateteri afër dhe e ka vërejtur hajdutin. Prokuroria publike ka hapur procedurë hetimore kundër serbit në fjalë dhe ka kërkuar nga gjykata t’i caktojë masë paraburgimi, shkruan Gazeta Lajm.

“I dyshuari më datë 10.04.2019, në rrugën Orce Nikollov në Shkup, bashkë me një person deri tani të panjohur, kanë tentuar me dhunë të marrin mjet të huaj – veturë. I dyshuari, duke përdorë ‘shrafciger’ e ka thyer dritaren e pasme të djathtë të veturës së parkuar ‘Range Rover’, pronë e personit juridik. Pastaj është futur në veturë dhe me pajisje elektronike për dekodim dhe çelës për start ka dashur ta nisë veturën.

MÖBEL THEMA

Në atë moment, nga objekti i afërm hotelierik ka dalur pronari i cili e ka gjetur të dyshuarin në veturë, me çka e ka penguar qëllimin që të përvetësojë në mënyrë antiligjore veturën e vlefshme 6.241.800 denarë“, njoftoi Prokuroria Publike.

Nga Prokuroria sqarojnë se kërkesa për paraburgim është për shkak të rrezikut që i dyshuari të arratiset, ta përsërisë veprën penale ose të ndikojë ndaj dëshmitarëve, e posaçërisht që bëhet fjalë për shtetas serb për të cilin ekziston informacion se kërkohet me fletëa.rrest nacional nga organet shtetërore serbe.

Comments