“Kasami nuk kishte paguar parkingun”, BESA demanton: Lajme tendecioze, ja e vërteta! (FOTO)

186

Në disa portale mbrëm vonë është plasuar një informacion se lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, nuk ka poaguar parkingun e qytetit në Tetovë dhe inspektorët komunal i’a kanë bllokuar makinën, njofton TopAlNews. Pas plasimit të këtij informacioni, i menjëhershëm ka qenë reagimi nga Lëvizja BESA, duke i quajtur lajmet e tilla si të pa vërteta dhe që kanë për qëllim deskriditimin e figurës së liderit, Bilall Kasami.

MÖBEL THEMA

“Një lajm tendecioz dhe dashakeq është lansuar në media, gjoja kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, nuk ka paguar parkingun e veturës së tij private dhe inspektorët komunal e kanë gjobitur. E vërteta e gjithë këtyre informacionëve është, parkingu është paguar për një orë nëpërmjet telefonit celular dhe më pastaj nuk e ka lajmëruar fare se duhet të vazhdohet edhe për një orë tjetër dhe këtu ata e kanë shfrytëzuar momentin për të lanësuar informata të ulta. Në këtë mënyrë Komuna zhvat edhe shumë qytetarë të tjerë. Kjo është një propagandë shumë e ulët, e filluar nga BDI-ja për degradimin e figurës së Bilall Kasamit. Lajme të tilla tregojnë panikun e BDI-së nga zgjedhjet kurdo që do të mbahen ato”. thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA./TopAlNews/

Comments