Katër ekspertë gjermanë do angazhohen për tragjedinë në Tetovë

114

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ende nuk kanë arritur ekspertët gjermanë që duhet t’i bashkohen grupit të prokurorëve publikë të vendit për të hetuar shkaqet që çuan deri te shpërthimi i zjarrit në Spitalin Modular në Tetovë, ku vdiqën 14 persona.

Moebel THEMA

Mësohet vetëm se bëhet fjalë për 4 ekspertë, dy për hetim të zjarrit dhe dy për matje laserike të hapësirave dhe për fotografim.

“Ekipi i ekspertëve gjermanë që duhet të arrijnë në vend, përbëhet nga 4 ekspertë. Dy ekspertë janë të krim-forenzikës për hulumtim të zjarreve dhe dy ekspertë të krim-forenzikës për matjen laserike të hapësirave dhe për fotografim. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme tashmë po përgatitet ndihmë adekuate në formë të mjeteve, skicave, planeve dhe informacioneve të tjera relevante të cilat mund të ndihmë në verifikimin e përbashkët të fakteve”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski, transmeton TV21.

Comments