Katër të plagosur nga përleshja me armë zjarri në Prishtinë

309

Në orët e hershme të mëngjesit të ditë së sotme, ka ndodhur një përleshje me armë zjarri në rrugën “Rinia” në Prishtinë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se njësitë përkatëse kanë konfiskuar tre armë që dyshohet të jenë përdorur në këtë rast.

MÖBEL THEMA

“Sot rreth orës 02:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën Rinia në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”.

“Në këtë rast katër persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Ndërkohë që policia ka identifikuar personat e dyshuar dhe është në kërkim te tyre. Nga njësitet policore në vendngjarje janë sekuestruar tri arme zjarri qe dyshohet të jenë përdorur në këtë rast”.

Comments