Katica ka dështuar, ajo u njoftua se Gruevski ka tërhequr 120.000 euro por, nuk reagoi!

886

Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë ka dalë me informata rreth hetimit të arratisjes së ish kryeministrit të dënuar Nikolla Gruevski. Sipas hetimit të deritanishëm, asnjë person apo institucion nuk është përgjegjës për ikjen e Gruevskit, njofton Portalb.mk.

Fakt interesant nga hetimi është që Gruevski në shtator të vitit 2018, pak para se të ike ai ka zbrazur kontot e tij bankare, gjegjësisht ka tërhequr rreth 120.000 euro. Bankat i kanë njoftuar Prokurorinë Speciale dhe Drejtorinë për Kundërzbulim Financiar se Gruevski i ka zbrazur llogaritë e tij, por të dy institucionet nuk alarmuan për këtë çështje.

Por, përpara një jave kryeprokurorja speciale Katica Janeva dhe prokurorja Lile Stefanova në një emision në “1TV” kategorikisht kanë thënë se deri tek ata nuk kanë dhënë informata.

Moebel THEMA

“Aq sa jam e njoftuar ato para nuk kanë qenë në asnjë llogari, por në disa llogari në disa banka të të dënuarit Nikolla Gruevski. Ne në mënyrë decide themi, nuk ishim të njoftuar në lidhje me atë se ai i ka zbrazur llogaritë”, deklaroi Katica Janeva.

Madje, ajo tha se këto para prej 120.000 euro nuk kanë qenë ndonjë numër impozant që do të tërhiqte vëmendje që të mendojnë se do të arratiset pas zbrazjes së llogarive.

Comments