“Kemi bërë ushtrime me këmbë dhe duar të thyera”/ 22 gjimnastë i dërgojnë letër Presidentit të Republikës: Kemi shpesh ngacmime seksuale

41

22 sportiste gjimnaste i kanë drejtuar një letër Presidentes së Republikës së Greqisë për faktin e ngacmimeve seksuale. Tashmë kjo temë do jetë pjesë edhe e hetimit të prokurorit.

Akuzat e atletëve që panë dritën e diellit në lidhje me dhunën e egër fizike, verbale dhe psikologjike, si dhe ngacmimet seksuale edhe ndaj fëmijëve të vegjël nga trajnerët, vijnë nën “mikroskopin” e prokurorit, pas një urdhri përkatës të kreut të Prokurorisë sëAthinës.

Në kontekstin e hetimit që tani po fillon dhe që do të kryhet nga prokurori Apostolos Andreou, është hetimi i veprimeve të mundshme kriminale të tilla si abuzimi seksual dhe dëmtimi trupor.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Ndër të tjera, në letrën e tyre, 22 atletët ankohen se trajnerët e tyre hodhën objekte, të tilla si karrige dhe këpucë gjatë kryerjes së ushtrimeve dhe madje i detyruan ata të godisnin shokët e tyre sportistë. “Shumë prej nesh kanë arritur në atë pikë që të bëjnë ushtrime edhe me këmbë dhe duar të thyera, gjë që ka çuar në më shumë lëndime dhe probleme shumë serioze”, thonë ata, madje duke u ankuar për ngacmime seksuale:

“Atletët u detyruan të bënin veprime duke prekur pëllëmbën e trajnerit me organet gjenitale nën pretekstin e përmirësimit të fleksibilitetit. Ata preknin vajzat e vogla nga vagina me forcë për t’i treguar atyre se si të bënin stërvitjen siç duhet. Kishte edhe raste kur ngacmimet ishin jashtë kufijtë e procesit të trainimit. Njerëzit duke përfituar nga fakti se të miturit ishin vetëm larg shtëpive të tyre i ngacmonin seksualisht dhe më pas i këshilluan ta mbanin të fshehtë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Shekulli
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

Comments