Këngëtarja e njohur në përkrahje të Ramush Haradinajt për zgjedhje

474

Edhe një artiste ka dhënë mendimin e saj dhe përkrahjen për politikë.

Është Beatrix Ramosaj ajo e cila me anë të një postimi në Instagram, ka treguar se ajo në këto zgjedhje pëkrah kandidatin për postin e kryeministrit, Ramush Haradinajn.

Beatrix ka postuar fotografinë e Haradinajt, ndërsa në përshkrim ka vendosur sloganin që AAK po përdor: “100% Shtet”.

Këngëtarja e cila ka familjarë në Deçan, ka shprehur sërish përkrahjen e saj, pasi kjo nuk është hera e parë që ajo tregon publikisht se Haradinaj është politikani i saj i preferuar, shkruan Gazeta Express.

Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen më 6 tetor, ndërsa përveç Haradinaj, në garë për kryeministër janë edhe Vjosa Osmani, Albin Kurti, Fatmir Limaj e Kadri Veseli./Gazeta Express/

Comments