Kerri më i shtrenjtë në histori prezantohet në panairin e Gjenevës[Foto]

990

Swiss Financial and Travel

Prodhuesi francez prezantoi në panairin e kerreve në Gjenevë një kerr unik për nder të tipit legjendar Bugatti Type 57 SC Atlantic të para luftës.

Bugatti La Voiture Noire kategorizohet si “kerri i fundit GT” dhe bazohet në versionin standard të Bugatti Chiron, transmeton KosovaPress.

Në përputhje me emrin e tij, kerri është ngjyrosur në të zezë, dhe karroceria është punuar nga fibra karboni.

Bugatti thotë se gjatë projektimit i kushtuan vëmendje më të madhe aerodinamikës së kerrit, në mënyrë që ai të ketë sa më shumë linja fluide.

Duke pasur parasysh se bazohet në Chiron, fuqia e motorit është 8.0 W16 me 4 turbo, që sigurojnë 1.500 kuaj fuqi, specifika këto të njëjta si te Bugatti Chiron dhe Divo.

Prodhuesi italian ende nuk ka bërë të ditur detajet mbi performancën.

Përveç që është kerri më i shtrenjtë i ekspozuar në panairin e Gjenevës, Bugatti La Voiture Noire është bërë kerri më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, pasi është shitur paraprakisht për 16.7 milionë euro përfshirë taksat, tha presidenti i Bugatti Stephan Winkelmann ne panairin e kerreve sot.

Blerësi është 81 vjeçari Ferdinand Pieh, ish-drejtor i Volkswagen Group, nipi i Ferdinand Porsche.

MÖBEL THEMA

Comments