Këshilltari i Veselit e quan gruan e Millosheviqit “Lady Makbeth e Ballkanit”

80

Këshilltari i kryeparlamentarit Kadri Veseli, Blerim Latifi e ka quajtur gruan e kriminelit Slobodan Millosheviq ‘Lady Makbeth të Ballkanit’.
Latifi ka thënë se gruaja e kasapit të Ballkanit mbështeste burrin për krimet e luftës që bëheshin.

Postimi i plotë në Facebook:

MÖBEL THEMA

Shekspiri dhe Mira Markoviç

Shekspiri, në tragjedinë e tij “Makbeth”, i bën njërin nga zbërthimet më të mira ambicies së shfrenuar për pushtet. Aty gjejmë personazhin e një gruaje mizore, Lady Macbeth, e cila e mbështet në mënyrë kreative burrin e saj në krimet e luftës për pushtet.

Mira Markoviç, gruaja e Milosheviçit, e cila paska vdekur sot, meriton të mbetet në histori si Lady Macbeth i Ballkanit. /Lajmi.net/

Comments