Këta janë deputetët e LDK-së që nuk e përkrahin mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti

569

Sot Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka pasur një mbledhje ku është diskutuar për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

MÖBEL THEMA

Pas mbledhjes, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka deklaruar se përveç Vjosa Osmani ka pasur edhe dy deputetë të cilët kanë qenë kundër. Por, lajmi.net me burime të sigurta brenda LDK-së ka mësuar se kanë qenë më shumë se dy deputetë kundër këtij mocioni, shkruan lajmi.net.

Ky burim ka thënë për lajmi.net se përveç Vjosa Osmanit, edhe Haxhi Avdyli, Ardian Shala e Fatmir Rexhepi janë deklaruar kundër mocionit, por ka pasur edhe deputetë të tjerë në mëdyshje.

“Vjosa ka qenë fort e ashpër në Grupin Parlamentar, ka kërkuar që të mos votohet mocioni dhe ka qenë jashtëzakonisht e ashpër me deputetët e tjerë të LDK-së”, tha ky burim për lajmi.net.

Në anën tjetër, lajmi.net mëson se ka pasur diskutim të ashpër midis deputetëve të LDK-së lidhur me mocionin pasi një pjesë e vogël e tyre të cilët janë përkrahës të Vjosa Osmanit e kanë kundërshtuar mocionin.

Vlen të theksohet se mocionin për rrëzimin e qeverisë të nisur nga Lidhja Demokratike e Kosovës e kanë përkrahur edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re. /Lajmi.net/ 

Comments