Këtë vit ‘Topi i Artë’ nuk do t’i jepet asnjë lojtari

71

Ky vit nuk është si gjithë të tjerët dhe krejt kjo si pasojë e pandemisë Covid-19.

MÖBEL THEMA

Sezoni 2019/20 do të mbahet mend gjatë në botën e futbollit, për shkakë të rregullave shtesë dhe sezonit special të shkaktuar nga Covid-19.

Por, së fundmi vijnë raportime edhe më të veçanta. ‘Topi i Artë’ nuk do t’i jepet asnjë lojtari, transmeton lajmi.net.

Kjo do të ndodhë si pasojë e problemeve që ka shkaktuar koronavirusi dhe ndëprjerjes së disa ligave, si ajo e Ligue 1.

Kështu, ‘Topi i Artë’ nuk do t’i ndahet askujt për herë të parë që nga viti 1956. /Lajmi.net/

Comments