Këto janë dy motrat kosovare që humbën jetën në aksident

541

Ditë më pare në një aksident tragjik në Gjermani ndërruan jetë dy motra nga Kosova.

Bëhet fjalë për Hidajete dhe Feride Malokaj-Shabani. Hidajetja dhe Feridja ishin te martuara për dy vëllezër.

Varrimi i të ndjerave është bërë sot në fshatin Brovinë.

MÖBEL THEMA

Në raportimin e mediave gjermane theksohet se përpos viktimave, të lënduar nga ky aksident mbetën edhe katër persona të tjerë.

Në aksidentin tragjik u përfshinë dy makina tip Mercedes dhe Opel dhe përplasja e tyre rezultoi fatale për dy motrat kosovare.

Ndërkohë raportohet në gjendje të rëndë shoferi i makinës tip “Opel”, i cili po lufton për jetën si pasojë e plagëve të marra.

Comments