Kim Mehmeti: Shqiptari i Maqedonisë s’mund të bëhet mafioz apo kriminel, pa mbështetjen e ndonjë kryemafiozi apo kryekrimineli maqedonas

95

Shkrimtari i njohur shqiptar Kim Mehmeti ka reaguar ndaj akuzave të ditëve të fundit ndaj disa shqiptarëve dhe vendbanimeve shqiptare duke i cilësuar si qendra të krimit, ai ka thënë se shqiptari i Maqedonisë nuk mund të bëhet mafioz apo kriminel pa mbështetjen e një kryemafiozi apo kryekrimineli maqedonas, shkruan InfoShqip.

“Është e neveritshme se me çfarë lehtësie politikanët maqedonas i shpallim për qendra të krimit vendbanimet shqiptare, siç ndodh ditëve të fundit me fshatin Grçec, në afërsi të Shkupit.

Dhe këtë e bëjnë pse ne nuk kemi përfaqësueses të denjë shqiptarë, të cilët do u tregonin, për shembull, këtyre idiotëve dhe shantazhuesve biznismenësh të VMRO-DPMNE’së që merren me Gërçecin, se partia e tyre deri dje njihej si ‘nëna’ e krimit dhe hajdutërisë. Si edhe t’u thoshin se Grçeci ka mjekë, biznesmen, juristë, bujq … të ndershëm dhe kuptohet, si gjithë vendbanimet tjera, ka edhe rrugaçë që nuk njohin as ligj as moral.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Pastaj politikanëve maqedonas, e kryesisht këtyre kokëtulave të VMRO-DPMNE-së që duan të nxijnë çdo gjë shqiptare, duhet thënë se shqiptari i Maqedonisë nuk mund të bëhet as hajdut, as kriminel, pa pasur mbrojtjen e ndonjë kryehajduti e kryekrimineli maqedonas, e që rëndom është ndonjë funksionarë i lartë i shtetit. Kështu ka qenë dikur në kohën e socializmit, kështu është edhe sot, kur ne shqiptarët kemi përfaqësues politik që s’mund ta çelin gojën për të na mbrojtur sepse janë mall që shitet e blihet si të ishte lesh dhensh.

Sidoqoftë, ne shqiptarët duhet të vazhdojmë ta luftojmë të keqen brenda vetvetes dhe të pranojmë se gjatë këtyre dy dekadave, sa BDI-ja ishte herë vasal i VMRO-DPMNE-së, e herë i LSDM-së, qarqet maqedonase ia dolën që ta kriminalizojnë shoqërinë shqiptare në Maqedoni.

Dhe për çudi, gjatë tërë këtyre viteve, nuk dëgjuam që ndonjë politikan maqedonas të ketë përmendur, apo të ketë zbuluar, emrin e ndonjë kriminel apo banditi të vetëm të BDI-së. Mbase pse po t’i zbulonin ata, kryekriminelët dhe kryehajdutët maqedonas, do mbeteshin pa ndihmësit e vet të dorës së dytë, e që janë të përcaktuar për t’u burgosur”, shkruan publicisti Kim Mehmeti.

Comments