Kimete Berisha për militantët e VV-së: E di se nuk më vërsulen pa lejen e liderit

437

Publicistja Kimete Berisha e ka quajtur qeverinë e Albin Kurtit arrogante. Ajo ka shkruar se askush nuk e pret kryeministrin Kurti derisa fryhet si pinguin në Antartik, raporton Gazeta Express.

Berisha ka shkruar se është e habitur me qeverinë Kurti dhe padijeninë e saj.

“Askush nuk ta duron arrogancën!  Sidomos shqiptarët që janë me frymë n’fyt, të padurueshëm, të lodhur nga varfëria dhe nga pabarazia s përjetshme. Me shqiptarët duhet pasur kujdes, sepse janë autorë të idiomës ”Mē shumë e dua sherrin e shpejt se hairin e ngadalshën. Askush nuk të pret ty derisa fryhesh si pinguin në Antartik. Nuk është problemi se ndjehem e zhgënjyer, problemi është se jam krejt e habitur. Si është e mundur gjithë kjo mendjemadhësi, gjithë kjo padije”, ka shkruar ajo.

Ajo ka thënë poashtu se është e zhgënjyer dhe militantët partiakë nuk i vërsulen pa lejen e Liderit.

“Po, është e vërtetë. Kam besuar shumë dhe sinqerisht…dhe jam munduar shumë për ndryshimin. Por, jam zhgënjyer dhe e di se nuk më vërsulen pa lejen e Liderit. Le të vërsulen, le të bëjnë çfarë të duan. Nuk i lexoj, nuk i shoh, nuk i bëj hesap, kushdo që më shan unë s’e marr seriozisht”, ka shkruar Berisha./Express/

 

Comments