Kirurgët e “8 Shtatorit” nga e hëna në grevë

75

Stafi i kirurgjisë në spitalin “8 Shtatori” paralajmëron grevë që nga e hëna. Revolta e mantel bardhëve të këtij reparti do të shprehet duke mos kryer asnjë ndërhyrje kirurgjike që nuk është urgjente. Kirurgët i dërguan një letër të hapur drejtorit të spitalit Hristijan Kostov, institucioneve shëndetësore dhe qeverisë se që të hënën do të protestojnë për të kthyer në normalitet punën e tyre. Ndër kërkesat që kanë vënë kusht janë rihapja edhe e 4 sallave të operacioneve ngaqë tani funksionojnë vetëm dy për intervenime kirurgjikale. Sipas tyre, pacientët nuk mund të caktojnë terminë për ekzaminime të tilla, ngaqë reduktimet janë bërë nga riorganizimi i stafit në luftën kundër pandemisë.

Comments