Kishte dalë për gjueti, ariu vret ish-deputetin

91

Ish-deputeti në Asamblenë e Republikës Ruse të Yakutia, Alexander Krilov ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një ari.

“Fatkeqësisht, informacionet e shpërndara në rrjetet sociale janë konfirmuar. Trupi i Alexander Krilov u transportua në një automjet jashtë rrugës për në fshatin Tomtor”, tha ushtruesi i detyrës së shefit lokal Igor Vodovozov.

MÖBEL THEMA

Krilov humbi jetën dje ndërsa gjuante së bashku me shokë të gjuetisë, qëlloi me armë zjarri një ari.

Në momentin që iu afrua kafshës, një ari tjetër e sulmoi dhe i dha plagë vdekjeprurëse.

Comments