Kjo është arsyeja pse çajit të zi i thonë çaj rusi

197

Të gjithë e konsumojnë, por rrallëkush e di se nga rrjedh kjo pije e ngrohtë.

Çaj i Zi, apo Çaji i Rusit, nuk rrjedh nga Rusia.

Çaji i tillë prodhohet më së shumti në Indi dhe Shri Lanka, por gjatë luftërave të ndryshme të cilat janë zhvilluar në kohërat e lashta, këtë çaj e përdori ushtria ruse, sepse në atë kohë ushqim kryesor ishte buka, dhe kishte mungesë të pijeve.

Që nga ajo periudhë, kohë pas kohe, ky çaj arriti për t’u shfrytëzuar edhe në ushtrinë osmane, e më pas nga kjo e fundit bëri të depërtojë edhe në Ballkan tek shqiptarët.

MÖBEL THEMA

Qysh nga atëherë kjo pije ka mbetur e preferuar për familjet shqiptare.

Çaji i zi në ish Jugosllavi, ka ardhë si produkt nga Rusia, dhe për këtë arsye, në atë kohë i janë referuar si çaj i rusit dhe jo si çaj i zi.

Shija e çajit varet nga

Kualiteti i çajit,
Uji në të cilin zihet, dhe
Ena në të cilën përgatitet.
Edhe mënyra se si servohet ky lloj çaji në Kosovë dallon nga vendet e tjera, pasi që në Kosovë edhe më tutje servimi i këtij çaji vazhdon në stilin turk, kurse vendet evropiane e servojnë në mënyrë tjetër. Ndërkohë, Anglia njihet si një ndër vendet që konsumohet më së shumti çaji i zi.

Do të ishte ideale që uji për çaj të jetë pa klor, ena për zierjen e tij nga një material neutral, ndërsa ibriku i çajit nga qelqi ose porcelani. /IndeksOnline/

Comments