Kjo është policja që vrau 4 familjarët dhe veten në Gjilan

1,279

Një vrasje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Bujanina” në Gjilan. Zyrtarja policore Valdete Bllaca ka qëlluar për vdekje katër anëtarë të familjes, e në fund ka bërë vetëvrasje.

Një tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në familjen Bllaca nga Gjilani. 45-vjeçarja Valdete Bllaca, ka vrarë nënën, babanë dhe dy vëllezërit.

E pasi ka qëlluar për vdekje anëtarët e ngushtë të familjes, ajo ka vrarë edhe vetën.

Rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Gjilanit, përmes një komunikate për media.

Fillimisht, ajo dyshohet se ka vrarë dy prindërit, dy vëllezërit dhe pastaj ka kryer vetëvrasje.

MÖBEL THEMA

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje. Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan”, ka njoftuar Prokuroria.

Në komunikatë theksohet se në vendin e ngjarjes janë policia, prokuorori i rastit si dhe eiki mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimave.

“Edjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë”, ka njoftuar Prokuroria.

Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat të cilat mund të kenë çuar deri te vrasja e katër anëtarëve të familjes, e më pas vetëvrasja e 45-vjeçares Valdete Bllaca. /GazetaExpress/

Comments