Klubi i Karatesë “Kushtrimi” merr pjesë në turneun ndërkombëtar “Nikon OPEN 2019” në Bullgari

70

Në Sofje të Bullgarisë,të shtunën zhvillohet turneu ndërkombëtar “Nikon OPEN 2019” ku marrin pjesë rreth 1000 sportistë nga mbi njëzet shtete shkruan Faktiditor.ch.
Në këtë eveniment të madh sportiv do të jetë edhe klubi i Karatesë “Kushtrimi” i cili merr pjedë me katër sportistë.
Medin Dema paraqitet në disiplinën Kata,Rudina Aliu paraqitet në disiplinën KUMITE kadete ,Azra Abdullahu në KUMITE juniore dhe Elmir Ramadani në KUMITE U-14.
Referi shtetërorë i klubit Sa mir Aliu gjithashtu do jetë në këtë eveniment ndërsa do ndajë drejtësinë.Garuesit si përherë me dinjitet do ta prezantojnë Hasanbegun dhe emrin e madh që ka ky klub.Afaristët që ndihmuan në këtë turne klubi i ka falemenderuar publikisht dhe ata janë:z.Rahman Ajeti ,z.Berat Veseli,z.Qenan Bajrami si dhe “Ali Market”.Treneri që do ta udhëheqë klubin është Irfan Aliu-IV dan.Faktiditor.ch

Comments