Kokëfortësia e liderëve politik shqiptar, mungesë e debateve publike “ballë për ballë” në media!

472

Bexhet Musliu

Skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut kurrësesi të ndryshon qasjen sa i përket demokratizimit të sistemit politik dhe sjelljen politike të liderëve partiak. Kokëfortësia e liderëve partiak ka bërë që ata të mos ulen e të diskutojnë çështjet e rëndëishme me interes kombëtar. Duelet televizive ndërmjet liderëve partiak në 20 vitet e fundit thuajse nuk kanë ndodhur aspak, duke bërë kështu që mos të ketë edhe ide të reja nga të cilat populli do të bëjë orientimin e tij të duhur.

Debati Xhaferi – Ahmeti! Debati i vetëm që mbahet mend te populli shqiptar në Maqedoni ndërmjet liderëve partiak është ai i zhvilluar ndërmjet kryetarit historik të PDSH-së, të ndjerit Arbër Xhaferi dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti në mars të vitit 2005 në emisionin “Duel” të Televizionit publik të Maqedonisë, programi në gjuhën shqipe (TVM2). Ky debat mbahet mend përshkak se për herë të parë dy liderët e dy forcave më të mëdha politike i dhanë argumentet e tyre për synimet politike të çdonjërit subjekt, por njëherësh dhanë edhe mesazhin e bashkimit dhe mospërçarjes tek populli, duke ia shtrirë dorën e korrektësisë në luftën e ideve dhe programeve politike.

Nga ajo kohë e deri më tani, gati se 15 vite të kaluara, nuk ka ndodhur më asnjëherë që lideri aktual Ali Ahmeti të debatojë publikisht me ndonjë nga liderët e partive politike. Takimet mes liderëve partiak kanë ndodhur në evnte të ndryshme, ose për qallime të caktuara, e që çdoherë është dashur një ndërmjetësues ose nga Shqipëria ose nga Kosova. Zaev – Mickovski, debate për interesa shtetërore Zoran Zaev, edhe pse në pozitën e një kryeministri të vendit ka pranaur të dalë në debat televiziv me kryetarin e opozitës, Hristijan Mickovski në mars të vitit 2019.

Debati i karakterizuar me shumë argumente dhe kundërargumente ka qartësuar dilemat edhe më të vogla në publik për shumë çështje të caktuara politike dhe ekonomike. Me këtë veprim të guximshëm, që rrallëherë shihet në Ballkan, dy liderët maqedonas dhanë një porosi të qartë se kur është në pyetje interesi shtetëror, ata janë të gatshëm të ulendhe me argumente të debatojnë e të bidnin palën tjetër se çfarë është më e mirë për vendin. Kokëfortësia e Ahmetit e Thaçit! Ftesa për debate publike në çfarëdo televizoni kanë qenë të hapura dhe të vazhdueshme çdoherë. Kjo ka ndodhur edhe në fushata zgjedhore por edhe në situata kur populli ka pasur nevojë për të marrë drejtimin e duhur, por edhe pse liderët e partive opozitare kishin pranuar që të dalin hapur në ndonjë duel televiziv, kjo ofertë është refuzuar nga kreu i BDI-së.

Thuajse çdoherë arsyetimi ka qenë se karshi Ahmetit çdonjëri lider është i padenjë për debat. Ahmeti ka pranuar të dalë në duele televizive me gazetarë apo analistë, por jo edhe të konfrontojë mendimet dhe veprimet e tij edhe kryetarë të partive. I njëjtë ka qenë edhe veprimi i kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili edhe pse kurr nuk ka pasur një duel televiziv me Ali Ahmetin, publikisht ka thënë se më përpara pranon të debatojë me Ahmetin se sa me kryetarët e partive tjera opozitare, Zijadin Selën e Bilall Kasamin.

Nga ana tjetër, liderët e partive opozitare, ndoshta edhe për mungesë hapësire të mjaftueshme televizive dhe nevojës për të qenë sa më aktual në skenën politike, kanë pranuar të zhvillojnë debate edhe me nivele më të ulëta, e që në fakt, në syrin e opinionit dalin si jo të denjë mjaftueshëm për të bërë “karshillëkun” ndaj liderit të partisë në pushtet.

Shqiptarët kanë nevojë për vizionarë Partitë politike të shqiptarëve në Maqedoni bashkë me liderët e tyre duhet t’iu ofrojnë programe përmbajtësore elektoratit. Liderët shqiptarë duke injoruar njëri tjetrin nuk japin asnjë vizion të qartë politik. Ata nuk publikojnë asnjë program cilësor dhe nga ana tjetër nuk lejojnë të dëgjojnë vërejtjet, kritikat dhe rekomandimet nga liderët tjerë. Kjo në fakt është autokritikë e mirë edhe për vetkorrigjim të partive, pasi çdo lider vizionarë nuk do të nënçmonte liderët e tjerë, por do të pranojë debatet dhe do të mundëosjë që populli të shohë kush çfarë programi më të mirë ofron. Lufta e llafeve boshe ka përfunduar, populli ka nevojë për projekte dhe avansim të të drejtave – kjo arrihet vetëm me debate cilësore ku në skenë do të dalë më e mira!

Comments