Kolona të gjata në pikën kufitare te Dheu i Bardhë

77

Mërgimtarët anë mbanë botës ku gjenden ia kanë mësyrë Kosovës për të kaluar pushimet me familje në vendlindje.

Derisa është edhe koha e pushimeve, nëpër pikat kufitare ka fluks të madh të mërgimtarëve që presin për të hyrë në Kosovë.

Sigurisht, kjo po u shkakton atyre pritje për shkak të kolonës së veturave që presin për të hyrë në vend.

 

 

Kolona të tilla të gjata janë parë në hyrje të Kosovës sot tek pika kufitare ‘Dheu i Bardhë’.

MÖBEL THEMA

Siç shihet në këto fotografi të Indeksonline, është krijuar kolonë e veturave që po presin në këtë pikë kufitare.

Ndërsa, sipas matjeve para 35 minutave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitare pritja është deri në 25 minuta për të hyrë në Kosovës përmes kësaj pike kufitare./Indeksonline/

Comments