Kompjuterat e së ardhmes do të jenë ‘të larë’ në… flori!

88

Kompjuterat e rinj do të kenë memorjen të përbër nga disqe optike prej grimcash floriri që janë në gjendje të ruajnë një sasi të dhënash informatike deri në 400% më të lartë se sa memorjet e sotme si dhe mund t’i ruajnë për 600 vite.

Këto memorje janë prodhuar në Kinë, në Institutin e Teknologjisë Wuhan dhe të përshkruar në revistën shkencore Nature Communications.

Ky rezultat mund të shënojë kalimin nga epoka e “Big Data”, që karakterizohet nga prodhimi dhe arkivimi i një sasie të madhe të dhënash, tek ajo e “Long Data”, ku të dhënat ruhen për një kohë shumë të gjatë.

Magazinimi i të dhënave është bërë një problem gjithnjë e më urgjent, pa marrë parasysh faktin se aktualisht qendrat për magazinimin e të dhënave konsumojnë 3% të energjisë elektrike në botë dhe përdorin disqe me memorje deri në dy “terabyte” dhe një jetëgjatësi prej dy vitesh.

Duke përdorur nanomateriale prej floriri, të kombinuar me jetëgjatësinë e xhamit, studiuesit e drejtuar nga Min Gu i kanë dhënë jetë një gjenerate të re disqesh optike me një aftësi prej 10 “terabyte” dhe një jetëgjatësi deri në gjashtë shekuj.

E gjithë kjo mund t’i bëjë edhe më efiçente qendrat e të dhënave, duke reduktuar me një mijë herë energjinë që duhet sot dhe duke eleminuar nevojën për të spostuar të dhënat çdo dy vite sikurse ndodh sot.

Comments