Komuna e Sarajit nderon arsimtarët e Çairit, por i harron ato të Sarajit?!

76

Sot me rastin e 7 marsit-ditës së mësuesit, komuna e Sarajit njoftoi se së bashku me komunën e Çairit ka organizuar manifestim solemn ku janë shpërndarë mirënjohje për veteranët e arsimit. Në postimet e publikuara në rrjetet socijale duket kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti së bashku me kryetarin e Çairit duke mbajtur fjalime para puntorëve të arsimit, shumica veteranë dhe të pensionuar.

Por ajo që bie në sy nga fotografitë e publikuara është se aty pak e aspak nuk duken veteranët e arsimit nga shkollat e komunës së Sarajit, por një numër shumë i vogël i arsimtarëve nga shkollat e Sarajit.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Veçanërisht bie në sy mungesa e emrave të njohur të arsimit shqip me prejardhje nga Saraji apo që kanë shërbyer për kohë të gjatë nëpër fshatrat e kësaj komune. Pas reagimeve në rejetet socijale derveni.info kontaktoi disa nga emrat relevant dhe ish arsimtarë nga shkollat e komunës së Sarajit, të cilët shprehen të indinjiar nga neglizhenca e komunës së Sarajit për ti nderuar kuadrot lokal.  Ata shtojnë se ndoshta arsye për këtë është edhe lokacioni i organizimit, sepse dihet që vitet e kaluara aktivitetet e këtilla janë organizuar në restoranet e Sarajit e jo në Aleksandar Palace siç ka ndodhur këtë vit. Ata shpresojnë që në të ardhmen do të merret parasyshë kontributi i arsimtarëve vendas dhe lëshime të këtilla nuk do të përsëriten.

Më poshtë mund ti shikoni fotot e eventit:

    

Comments