Konami publikon trailer-in e “PES 2019” (Video)

62
Loading...

Pas trailer-it të “FIFA 19”, edhe rivali më i madh i kësaj video-loje futbolli prezantoi në konferencën E3 trailer-in e tij.

Konami lançoi kapitullin e ri të Pro Evolution Soccer, që do të quhet “PES 2019”.

Videoja përqendrohet në 11 aftësitë e reja që do të mund të shihen tek futbollistët.

Fanatikët e kësaj loje do të mund të shfrytëzojnë driblime të reja për të mundur shokët e tyre, siç janë përshembull hapi dysh dhe pasimet duke parë në krahun tjetër.

Loading...
Comments