Konfirmohet edhe nga ish drejtori sportiv i Fenerbahces, disa klube të interesuara për Muriqin

83

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi vazhdimisht është duke u raportuar për një largim të mundshëm nga klubi turk për shkak që për të janë duke u interesuar një numër i madh klubesh.

Pwr Muriqin janw duke u interesuar Newcastle United, Burnley, Leicester City, Manchester United dhe Monaco.

 

 

MÖBEL THEMA

E për këtë transferim foli edhe ish drejtori sportiv i Fenerbahce, Damien Comolli i cili ishte një nga personat kryesor për transferimin e Muriqit te klubi turk, transmeton IndeksOnline.

‘Kishte disa skuadra të Ligës Angleze që donin ta shihnin Vedatin para ndeshjeve’ tha Comoll.

‘Unë mendoj se ai mund të luaj në çdo klub të Anglisë. Si Oliver Giroud, ai duhet të gjejë një trajner si Arsene Wenger’ është deklaruar ish drejtori.

Muriqi pas shumë paraqitjeve të mira në katër ndeshjet e tij të fundit nuk ka arritur të shënoj, kurse deri më tani ka 13 gola të shënuara dhe gjashtë asistime./IndeksOnline/.

Comments