Konfirmohet rasti i dytë me malaria në Kosovë

84
Loading...

Në QKUK tashmë është konfirmuar edhe rasti i dytjë për këtë vit i të prekurve nga sëmundja e malaries. Gjatë këtij viti ka qenë i prekur edhe një pacient tjetër i cili po ashtu ishte liruar për në shtëpi pas trajtimit në QKUK.

Hamdi Ramadani, Drejtori i Klinikës Infektive ka thënë për Express se pas analizave gjatë ditës së djeshme është konfirmuar malaria te një pacient nga Gjakova.

Ramadani ka treguar se pacienti rreth 20 vjeçar ka qenë në vizitë në Nigeri, vend ky në gjendje endemike nga malaria.

“Pacienti është shtrirë në Klinikën Infektive nga fillimi i këtij muaji. Ka qenë në gjendje të rëndë, me temperaturë e lodhje, dhe pas konstatimit për malarie pacienti është trajtuar me terapinë e duhur dhe tani është në gjendje më të mirë”, ka deklaruar Ramadani për Gazetën Express.

Ai ka shtuar se pacienti pritet të lirohet në fund të javës nëse gjendja e tij vazhdon të përmirësohet me këtë ritëm.

Në Kosovë raste të malaries janë paraqitur në vitin 1999 pas mbarimit të luftës, ndërsa në vitin 2010 u patën prekur disa persona ku njëri nga ta pati gjetur vdekjen.

Loading...
Comments