Kontabilistët kërkojnë lehtësime nga shteti

136

Shtyrja e afateve për paraqitjen e regjistrave tatimor, subvencionimi i plotë i pagave bruto dhe kontributeve për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme janë pjesë e kërkesave të Odës së Kontabilistëve. Për shkak të epidemisë dhe uljes së aktivitetit ekonomik, ata kërkojnë të heqin detyrimin për të paguar tatimin e të ardhurave deri në vitin e ardhshëm. Sipas tyre, kompanitë deri më tani kanë zvogëlim të qarkullimit deri në 40%.

MÖBEL THEMA

“Nëse vazhdon kështu, nuk do të kemi ekonomi. Kontabiliteti dhe i gjithë sektori financiar është i rëndësishëm sepse përgatit raporte financiare si për bankat ashtu edhe për institucionet. Me pakon e masave të miratuara nga Qeveria ne tashmë jemi vonë dhe nuk është mirë për ekonominë dhe sektorin e biznesit, dhe njëkohësisht e rrisin pasigurinë për të gjitha kompanitë”, tha Dragan Mitkovski, Oda e Kontabilistëve.

Alsat

Comments