Kopshtet në Maqedoni do të hapen në muajin qershor

49

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce informoi se skriningu kopshteve do të përfundojë javën e ardhshme, duke njoftuar se institucionet e fëmijëve do të fillojnë të punojnë në fillim të qershorit.

“Skriningu duhet të përfundojë këtë javë, ndërsa që nga java e ardhshme, kopshtet do të fillojnë të funksionojnë, rreth fillimit të qershorit”, tha Filipçe në një intervistë për Televizionin 24.

MÖBEL THEMA

I pyetur kur ishte planifikuar hapja e kufijve, ministri theksoi se kjo pritej në mes të korrikut.

“Hapja e kufijve pritet në mes të korrikut, një periudhë e arsyeshme kur mund të hapen kufijtë”, tha Filipçe, duke apeluar që njerëzit mund të shkojnë kudo, nëse respektojnë masat./Telegrafi/

Comments