Koronavirusi, mbi 21.500 viktima në të gjithë botën

199

Numri i viktimave dhe të të infektuarve nga Covid-19 vijon të rritet ndjeshëm në të gjithë botën.

Sipas wordometers.info numri i viktimave ka shkuar në 21,577 dhe ai i të infektuarve në 479,915.

Ndërkohë numri i pacientëve të shëruar ka shkuar në 115,798.

Italia është bërë vendi më i prekur nga koronavirusi. Në vend tashmë janë shënuar 7,503 viktima dhe 74,386 të infektuar.

Zonat më të prekura janë Lombardia dhe Veneto, por jo vetëm.

MÖBEL THEMA

Edhe në Spanjë situata paraqitet e rëndë, duke tejkaluar Kinën për numrin e vdekjeve. Numri total i viktimave ka shkuar në 3,647 dhe i të infektuarve në 49,515.

Kina ka pasur ulje te rasteve me Covid-19. Deri më tani janë regjistruar 3,287 viktima dhe 81,285 të infektuar.

Rritje ka patur edhe në SHBA me 1,306 viktima dhe 68,573 të infektuar. Senati miratoi paketën 2 trilion dollarë për shpëtimin e ekonomisë.

Numri i viktimave nga Covid-19 është më i lartë se ai i sindromës së rëndë të frymëmarrjes akute SARS që shpërtheu në vitet 2002-2003, i cili besohet se ka vrarë 774 persona dhe infektoi 8,100 njerëz në Kinë dhe Hong Kong.

Ndërkohë Covid-19 ka prekur edhe Shqipërinë ka janë regjistruar 6 viktima dhe 174 të infektuar.

Comments