Koronavirusi – Studentja shqiptare në Kinë apelon për ndihmë (VIDEO)

444

Josilda Ndreaj njëra nga dy studentet shqiptare cila studion në Wuhan epiqendrën e koronavirusit vdekjeprurës, përmes Top Channel apelon për ndihmë për tu kthyer në Shqipëri.

Gjatë një bisede me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu ajo kërkon të ndihmohet për tu larguar sa më parë nga Kina.

Dublin-Grafikë-”Dua të iki sa më shpejt nga këtu. Situata sa vjen e po përkeqësohet. Vetë e kam të pamundur financiarisht të lëviz. Dua të kthehem në Shqipëri. Do ti jem mirënjohës qeverisë shqiptare apo gjithkujt që do të mund të më ndihmoj në këto momente të vështira ku gjindem”.

Ndërkohë Top Channel ka mësuar se për rastin e Josilda Ndreajt ambasada shqiptare në Kinë i ka dërguar një shkrese urgjente Ministrisë së Europës dhe Punës së Jashtme duke e vënë në dijeni të kërkesës së saj.

MÖBEL THEMA

Një ditë më parë ajo i tha Top Channel se studionte në universitetin e Wuhan por për momentin kishte marrë një banesë me qira në një provincë tjetër në Xi’an. Universiteti tha ajo na ka njoftuar të qëndrojmë jashtë Wuhan të paktën deri në datë 15 shkurt”.

Josilda që studion master në Pronësi Intelektuale, tha po ashtu se për të ky është viti i saj i parë në Wuhan dhe nuk e fshehu frikën për atë që po shikon dhe përjeton atje.

“Sigurisht që kam pasiguri Gjithçka ndodhi shumë papritur dhe po përpiqem të ruaj qetësinë dhe të vëzhgoj situatën” do të deklaronte ajo.

Josilda tha po ashtu se aktualisht një studente tjetër shqiptare ndodhet në një kampus universitar në Wuhan./Muhamed Veliu/Top Channel

Comments