Korrupsioni e lufton Kosovën

46

Musli Verbani

MÖBEL THEMA

Pas lufte, në Kosovën e lirë filluan lindjet e foshnjave të para.
Foshnjat e para, prej fjalëve të para që e kanë dëgjuar, përveç fjalës nënë e kanë dëgjuar edhe fjalën korrupsion.
Fëmijët e Kosovës rriteshin, ndërsa krahas tyre dhe si për inat të tyre më shumë rritej edhe korrupsioni.
Korrupsioni si përbindësh, e dëmtonte edhe buxhetin sa që nuk linte hapësirë as të kenë shtesa fëmijërore.
Fëmijët në Kosovën e lirë e arritën moshën e pjekurisë dhe të rinisë dhe vazhdimisht e dëgjonin fjalinë lufta kundër korrupsionit.
Kaluan 20 vite, e pjesa më e madhe e buxhetit shpenzohej në autostrada.
Autostradën më shumë e shfrytëzonin të korruptuarit e kësisoj edhe korrupsioni forcohej më shumë.
Në autostrada më shumë kalojnë veturat e të korruptuarëve sepse qytetari i thjeshtë duhet të punoj tërë jetën që të blej veturë superluksoze për të kaluar atë autostradë.
Fëmijët e qytetarëve të rëndomtë mund ta shohin në TV autostradën dhe mund ta shijojnë ndonjëherë.
Janë ndërtuar qindra e qindra ndërtesa gjigante të cilat për nga madhësia të mahnitin, por banesat, lokalet afariste në ato ndërtesa mund t’i blejnë vetëm gurbetqarët dhe të korruptuarit se nëse përllogariten me rrogën mesatare të Kosovës vetëm nëse punohet një jetë e plotë mund të blihet edhe lirisht mund të thuhet se më parë mund ta blejë varrin se sa banesën.
Fëmijët e rritur paslufte menduan se korrupsioni është ndonjë krijesë gjigante e cila ua gëlltiste ardhmërinë e tyre duke kaluar në autostradë dhe duke qëndruar mbi objektet gjigante të cilat i ndërtonte korrupsioni dhe nga frika e këtij përbindëshi u përgatitën të ikin në perëndim, por para se të ikin kërkuan nga FSK-ja që ta luftonin përbindëshin korrupsion dhe ta largojnë nga Kosova dhe të mos e lejonin të hyj brenda në Kosovë. Ata morën përgjigje negative sepse korrupsioni nuk është gjallesë andaj kjo nuk është çështje e tyre për ta luftuar korrupsionin.
Ata menduan administrata e UNMIKU-t, EULEX-i, qeveria e përkohshme, qeveritë e dalura prej zgjedhjeve pas lufte, policia, prokuroria, gjykatat, administratat komunale, shoqëria civile, shoqatat humanitare të cilat shpenzonin mjete dhe ishin në numër të madh personeli, të gjitha këto nuk mund ta luftonin vetëm një korrupsion të vetëm në një territor të vogël dhe me numër prej 1.8 milionë banorë, ndërsa të gjitha institucionet të cilat i përmendëm kanë numër tejet të madh personeli.
Me kalimin e kohës, të rinjtë e kuptuan se administrata e UNMIK-ut, EULEX-i, qeveria e përkohshme, qeveritë e dalura prej zgjedhjeve, policia, prokuroria, gjykatat, administratat komunale, shoqëria civile, shoqatat humanitare, të gjitha së bashku ishin si strehë e përbindëshit korrupsion.
Më në fund e kuptuan se ata ishin korruptuesit dhe ata ishin duke e luftuar korrupsionin dhe se korrupsioni ishte i padukshëm në mesin e tyre dhe nuk ishte përbindësh i cili shihet por ishte instrument i cili fshihej në institucione.

Comments