Kosova kërkon tjetër medalje, Loriana Kuka ndeshet nesër në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”

119

Kosova mund ta marrë një medalje tjetër në xhudo.

Kosova do të mund ta fitojë një medalje tjetër në xhudo në kuadër të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, shkruan lajmi.net.

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova fituan medalje të arta në kuadër të kategorive -48 dhe -57 kg më herët.

Moebel THEMA

Tani, edhe Loriana Kuka ka mundësinë që ta bëjë të njëjtën nesër në kuadër të kategorisë -78 kg.

Kuka do të fillojë të ndeshet në orën 4:00 të mëngjesit me kohën tonë lokale ku më pas nëse kalon raundin e parë do të ndeshet në orën 10:00 dhe në rast se garon për medalje atëherë në orën 12:00 apo 13:00 do të mund të garonte për medalje.

Pas Kukës edhe atleti, Musa Hajdari do të vrapojë me 31 korrik./Lajmi.net/

Comments