Kosova s’do të mundë të llogarisë në Vedat Muriqin kundër Maqedonisë së Veriut

73

Vedat Muriqi pritet t’i mungojë Kosovës për, mbase ndeshjen e saj më të rëndësishme deri tani, kundër Maqedonisë së Veriut në fillim të tetorit, në play-off për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian 2020 për herë të parë në historinë e saj.

Lazio konfirmoi të hënën se sulmuesi prizrenas Muriqi ka dalë pozitiv në testin për koronavirus, i cili vjen në kohën kur ai është duke e vuajtur një lëndim muskulor, raporton Gazeta Express.

Muriqi – i cili iu bashkua Lazios nga Fenerbahce javën e kaluar për një shumë që besohet të jetë rreth 20 milionë euro – nuk ka simptoma të virusit dhe është vetizoluar.

Ai është vetizoluar në Turqi ku do t’i kalojë dy javët e ardhshme para se të kthehet në kryeqytetin italian për t’iu bashkuar në stërvitje klubit të vet të ri.

Comments