Kosovë/ Nëntë humbje jete dhe 548 të infektuar me koronavirus

37

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të dielën 548 raste me koronavirus, pas testimit të 4.193 mostrave në institucionet publike dhe ato private.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), më 7 mars janë regjistruar nëntë viktima.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (80, 76 vjeç), Mitrovicë 2 raste (84, 73 vjeç), Prishtinë 2 raste (67, 70 vjeç), Ferizaj 1 rast (72 vjeç), Istog 1 rast (69 vjeç), Viti 1 rast (58 vjeç)”, është thënë në njoftim.

Në po këtë ditë, sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi e kanë tejkaluar 301 persona, derisa 9.413 raste vazhdojnë të jenë aktive.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet e këtij vendi kanë regjistruar 73.048 persona të infektuar me këtë virus.

Prej tyre 1.649 kanë vdekur./ Top Channel

Comments