Kosovë, për 7 ditë, 18 gra e vajza u raportuan të ngacmuara seksualisht

343

Që nga data 15 maj e deri më sot me 22 maj, në Policinë e Kosovës janë raportuar 10 raste të ndryshme të abuzimit, ngacmimit, sulmit dhe dhunimit seksual, e ku përfshihen 18 gra e vajza. Ende më të rëndë situatën e bën fakti se raste të shpeshta janë edhe sulmet e dhunimet seksuale ndaj personave të mitur, shkruan Kallxo.com.

Sipas Policisë së Kosovës, nga këto raste të raportuara, deri më tash janë të arrestuar 7 persona.

Më 15 maj, në Raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se është arrestuar një i dyshuar në Skenderaj, pasi i njëjti ka ngacmuar seksualisht një femër të mitur. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Të nesërmen me 16 maj, Policia raporton se është arrestuar një person në Podujevë, pasi i njëjti është takuar me një femër të mitur. Viktima mohon të ketë pasur marrëdhënie seksuale. Ndërsa në lidhje me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit, i cili ka rekomanduar që viktima të dërgohet për ekzaminim mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një tjetër rast i sulmit seksual është raportuar në Fushë Kosovë më 17 maj. Një femër ka denoncuar në Polici se është ngacmuar nga një person i panjohur. Rasti, sipas Policisë së Kosovës, vazhdon të hetohet.

Ndërsa në po të njëjtën ditë në fshatin Baballoq të komunës së Deçanit, një tjetër femër ka denoncuar se është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur. Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar, ndërsa me vendim të Prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

Moebel THEMA

Ditën e nesërme, më 18 maj, Policia njoftoi se një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti ka ngacmuar dhe shqetësuar një femër. Me vendim të Prokurorit, edhe ky person u dërgua në mbajtje, si i dyshuar.

Gjithashtu, me 18 maj rreth orës 19:00 në Drenas arrestohet një person. Sipas Policisë së Kosovës, ai dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një femër të mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Edhe të mërkurën më 19 maj ka pasur raportime për ngacmim seksuale. Në Fushë Kosovë në këtë ditë është arrestuar një person, pasi dyshohet se ka ngacmuar disa herë një femër të mitur. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Ndërsa më 20 maj, pas një hetimi disa mujor, është ekzekutuar urdhëresa e lëshuar nga Gjykata për bastisje në katër lokacione në Shtime. Sipas Policisë së Kosovës, janë kontrolluar dy shtëpi banimi, një banesë dhe një kafeteri.

Gjatë kontrollit janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘Trafikim me qenie njerëzore’.

Që nga data 15 maj e deri më sot me 22 maj, në Policinë e Kosovës janë raportuar 10 raste të ndryshme të abuzimit, ngacmimit, sulmit dhe dhunimit seksual, e ku përfshihen 18 gra e vajza. Ende më të rëndë situatën e bën fakti se raste të shpeshta janë edhe sulmet e dhunimet seksuale ndaj personave të mitur.Sipas Policisë së Kosovës, nga këto raste të raportuara, deri më tash janë të arrestuar 7 persona.

Më 15 maj, në Raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se është arrestuar një i dyshuar në Skenderaj, pasi i njëjti ka ngacmuar seksualisht një femër të mitur. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Të nesërmen me 16 maj, Policia raporton se është arrestuar një person në Podujevë, pasi i njëjti është takuar me një femër të mitur. Viktima mohon të ketë pasur marrëdhënie seksuale. Ndërsa në lidhje me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit, i cili ka rekomanduar që viktima të dërgohet për ekzaminim mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një tjetër rast i sulmit seksual është raportuar në Fushë Kosovë më 17 maj. Një femër ka denoncuar në Polici se është ngacmuar nga një person i panjohur. Rasti, sipas Policisë së Kosovës, vazhdon të hetohet.

Ndërsa në po të njëjtën ditë në fshatin Baballoq të komunës së Deçanit, një tjetër femër ka denoncuar se është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur. Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar, ndërsa me vendim të Prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

Ditën e nesërme, më 18 maj, Policia njoftoi se një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti ka ngacmuar dhe shqetësuar një femër. Me vendim të Prokurorit, edhe ky person u dërgua në mbajtje, si i dyshuar.

Gjithashtu, me 18 maj rreth orës 19:00 në Drenas arrestohet një person. Sipas Policisë së Kosovës, ai dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një femër të mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Edhe të mërkurën më 19 maj ka pasur raportime për ngacmim seksuale. Në Fushë Kosovë në këtë ditë është arrestuar një person, pasi dyshohet se ka ngacmuar disa herë një femër të mitur. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Ndërsa më 20 maj, pas një hetimi disa mujor, është ekzekutuar urdhëresa e lëshuar nga Gjykata për bastisje në katër lokacione në Shtime. Sipas Policisë së Kosovës, janë kontrolluar dy shtëpi banimi, një banesë dhe një kafeteri.

Gjatë kontrollit janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘Trafikim me qenie njerëzore’.

Sipas policisë të njëjtit dyshohet se kanë strehuar dhe kanë shfrytëzuar për angazhim seksual tek palët tjera, viktimat kosovare.

Ndërsa sot Gjykata Themelore në Ferizaj, të dyshuarve të lartëcekur u është caktuar masa e paraburgimit për një muaj, pasi dyshohet se kanë shfrytëzuar për qëllime seksuale 9 femra, 4 prej tyre të mitura.

Kurse me datë 21 maj, një femër e mitur ka raportuar në Polici se është ngacmuar seksualisht nga një person i panjohur në rrjetin social ‘Facebook’. Sipas njoftimit të Policisë, rasti është duke hetuar.

Po të njëjtën ditë, në Ferizaj një tjetër femër e mitur është ankuar se është sulmuar seksualisht nga një person. Po ashtu, rasti është duke u hetuar, sipas Policisë.

Nga këto raste të raportuara në Polici, si dhe sipas njoftimit të Gjykatës të Ferizajt, janë 10 femra të mitura që dyshohet se janë ngacmuar apo edhe dhunuar seksualisht.

Ndërsa ditën e sotme dhjetëra persona kanë protestuar në Mitrovicë, kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave. Në fshatin Mazhiq të kësaj komune, ditë më parë është raportuar se është dhunuar një vajzë 14 vjeçare nga dy persona.

 

Comments