Kostadinov: Mickoski ka bërë vepër penale

51

Përskaj asaj që gjatë gjithë kohës mbante në duar dokumente të kallëzimeve dhe hetimeve, në deklaratën e mbrëmshme, Hristijan Mickovski rastëssisht apo jo, ka pranuar se VMRO-DPMNE posedon materiale nga veprimet parahetimore, gjegjësisht materiale nga përgjimet e paligjshme të komunikimeve, ka deklaruar sot zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.

Ai ka kujtuar se posedimi i deklaratave nga veprimet parahetimore dhe urdhëresat e hetuesisë përbëjnë vepër penale duke shtuar se ai që i ka shpërndarë dokumentet e tilla është kryes i veprës penale.

MÖBEL THEMA

“Është plotësisht e qartë se cili po manipulon me dokumente të klasifikuara në mediume me qëllim ndikimin mbi hetuesinë apo të drejtojë në drejtim të gabuar. Hristijan Mickovski ka treguar qëllimet e tija të vërteta, që punon kundër shtetit të së drejtës, mundohet të ndalojë procesin eurointegrues dhe të pengojë fillimin e negociatave me BE-në”, ka thënë Kostadinov.

Zëdhënësi i LSDM-së gjithashtu ka theksuar se kalimi i lëndëve në Prokurorinë publike tashmë është siguruar tërësisht.

“Të gjitha hetimet e hapura dhe rastet gjyqësore do të zbardhen deri në fund dhe secili që do të vërtetohet se ka qenë i përfshirë në krim do të bartë pasojat”, ka porositur Kostadinov duke shtuar se qeveria asnjëherë nuk tërhiqet nga betimi për sundim të së drejtës në vend.

Comments