KQZ-ja nuk e aprovon rekomandimin që ia lejon kandidimin Albin Kurtit

93

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka aprovuar rekomandimin e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, i cili i propozoi KQZ-së të certifikojë të gjithë kandidatët për deputetë, duke përfshirë edhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Nuk ka kaluar në KQZ rekomandimi i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike për të regjistruar në pako listat e subjekteve politike pasi vetëm 5 anëtarë e kanë votuar këtë propozim.

Kundër kanë votuar 6 anëtarë të KQZ-së.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Kryetarja e KQZ-së ka thënë se për të kaluar ky propozim duhet të votojnë së paku 8 anëtarë të KQZ-së.

Rekomandimi është hedhur në votim pas insistimit të fortë të Sami Kurteshit, përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ.

Përfaqësuesit e LDK-së dhe PDK-së votuan kundër rekomandimit të Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim.

Ende nuk ka një vendim final lidhur me certifikimin e kandidatëve për deputetë. /Lajmi.net/

Comments