KQZ-ja tregon sa vendvotime janë rinumëruar deri sot

269

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate deri sot janë rinumëruar 60% e vendvotimeve për të cilat vendosi PZAP-i, raporton Gazeta Express.

Në një përgjigje për Express, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se gjatë ditës së djeshme janë rinumëruar 68 vendvotime.

Në përgjithësi, nga totali i vendvotimeve janë rinumëruar 840 vendvotime.

“Procesi i rinumërimit sipas vendimit të PZAP-it po vazhdon dhe vetëm gjatë ditës së martë janë rinumëruar 68 vendvotime. Në përgjithësi, deri më tani në ditën e 7 janë rinumëruar 840 vendvotime apo rreth 60%”, ka bërë të ditur Elezi.

PZAP-i ditë më parë ka vendosur që mbi 1400 vendvotime të shkojnë në rinumërim, ndërsa krejt ky proces pritet të zgjasë deri javën e ardhshme. /GazetaExpress/

Comments