Kryeministri Hoti infektohet me COVID-19

95

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Kjo u bë e ditur nga vetë ai, teksa theksoi se nuk ka ndonjë shenjë, përpos një kollitje të lehtë, raporton Indeksonline.

Hoti poashtu bëri të ditur se prej sonte do të jetë në izolim për dy javë në vazhdim dhe se obligimet do t’i kryejë nga shtëpia.

Duhet përkujtuar që Kosova po vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, ku numri i të infektuarve ka shkuar në 8 mijë e 799.

MÖBEL THEMA

Postimi i plotë:

Të nderuar,

Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia.

Avdullahu

Comments