Kryeministri i Pakistanit: Veshja e grave, shkak për rritjen e rasteve të përdhunimit

88

Kryeministri pakistanez Imran Khan është kritikuar ashpër pas deklaratës që bëri për gratë, ku i fajësonte për rritjen e rasteve të përdhunimit.

Khan, i diplomuar në Oksford, 68 vjeç, i këshilloi gratë të mbuloheshin për të parandaluar tundimin për burrat që nuk kishin ‘forcë vullneti’ për të parandaluar diçka të tillë.

“I gjithë ky koncepti për tu mbuluar është për të shmangur tundimin, jo të gjithë kanë vullnet për ta shmangur atë,” tha Khan.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Komisioni për të Drejtat e Njeriut të Pakistanit, tha të martën se ishte shokuar nga deklarata e tij. Jo vetëm që kjo tregon një injorancë se ku, pse dhe si ndodh përdhunimi, por gjithashtu i hedh fajin  viktimave të përdhunimit.

Pakistani është një vend thellësisht konservator ku viktimat e abuzimit seksual shpesh shihen me dyshim dhe ankesat penale  nuk merren seriozisht.

Vitin e kaluar, Khan u kritikua gjithashtu pasi tha se koronavirusi ishte përhapur  për shkak të keq-bërjeve të grave./abcnews.al

Comments