Kryeministri italian e konfirmon: Stërvitjet kolektive fillojnë më 18 maj

126

Italia do të kalojë në fazën e dytë të përgjigjes pandemike të koronavirusit nga 4 maji, në mënyrë që lojtarët të mund të stërviten individualisht nga 4 maj, në grupe nga 18 maj, me ndeshjet që priten të nisin deri më 2 qershor.

Pandemia filloi në Itali me testin e parë pozitiv në 20 shkurt dhe 26.644 njerëz kanë vdekur me kushte që lidhen ose u përkeqësuan nga COVID-19.

MÖBEL THEMA

Numri i të vdekurve gjatë 24 orëve të fundit ishte ‘vetëm’ 260, shifra më e ulët që nga 14 mars, pasi arriti kulmin e 919 më 27 mars, pasi masat e bllokimit të miratuara në 10 mars kanë hyrë në fuqi, përcjell lajmi.net.

Këtë e ka konfirmuar kryeministri italian Giuseppe Conte.

”Jam i apasionuar i madh i futbollit. Stërvitjet kolektive do të fillojnë më 18 maj. Gjatë ditëve në vazhdim do të vazhdojnë negociatat mes palëve sa i përket shqyrtimit të mundësisë se si të procedohet me kampionatin e Serie A”, deklaroi Conte. /Lajmi.net/

Comments