Kryetari i Suharekës pret në radhë me qytetarët për të legalizuar shtëpinë e tij

427

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, sot ka pritur në radhë si gjithë qytetarët e tjerë për të aplikuar për legalizimin e shtëpisë se tij në fshatin Gjinoc, aty ku edhe jeton.

Siç shihet në këto fotografi, ai po pret në rënd me qytetaret, të cilët kanë ardhur për të legalizuar objektet në Komunën e Suharekës.

“Unë sot ju përgjigja procesit të legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje, në Komunën e Suharekës.

Kam pritur në radhë si të gjithë qytetarët tjerë për të aplikuar, për legalizimin e shtëpisë në fshatin Gjinoc ku tashmë edhe jetoj.

Për më shumë të dhëna, jeni të mirëpritur në Drejtorinë për Urbanizëm dhe Planifikim në Komunën e Suharekës.

I ftoj të gjithë qytetarët e Komunës së Suharekës, që të jenë pjesëmarrës në procesin e legalizimit, për shtëpitë dhe objektet tjera të banimit dhe bizneseve të tyre, ka shkruar Muharremaj

Comments