Kryetarja e Komisionit Evropian: Nuk ka sinjal për vendimin për zgjerim të BE-së

131

Kryetarja sapoemëruar e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, theksoi se nuk ka sinjal se në takimin e liderëve të BE-së, në Bruksel do të arrihet vendim për procesin e zgjerimit të BE-së.

“Thellësisht ndjej keqardhje, për shkak se besoj se këto vende kanë bërë përpjekje të rëndësishme për afrimin e tyre drejt BE-së dhe për këtë arsye është tepër me rëndësi t’ju jepet sinjali i vërtetë”, deklaroi Fon der Lajen, gjatë ardhjes në Samitin e liderëve të BE-së.

MÖBEL THEMA

Liderët e BE-së, gjatë kohës së darkës në Bruksel, do të duhet të bisedojnë për mundësitë e hapjes së negociatave për aderim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kjo çështje erdhi në agjendë të Samitit të liderëve të BE-së, pasi nuk u arrit konsensus në nivel të ministrave të Punëve të Jashtme.

Shumica e shteteve anëtare e mbështetën hapjen e negociatave të Shkupit dhe Tiranës, ndërkohë Franca kërkoi ndryshimin e metodologjisë për procesin e aderimit.

Comments