KSHZ gati për zgjedhjet, Kondarko: Dalja në votime është e sigurt

61

Një përpjekje e tretë e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për të kompletuar këshillat zgjedhor pasi pothuajse 50% e punonjësve shëndetësorë, që do të kryejnë votimin për pacientët me Kovid 19 dhe personat e izoluar, kërkuan të përjashtohen. Afatin e përfundimit të kësaj detyre, KSHZ do ta përmbushë deri në fund të ditës, thekson anëtari i KSHZ-së Boris Kondarko.

Sot, bëhet dhe përfundon përzgjedhja e fundit për përjashtimin dhe emërimin e të rinjve, në vend të atyre që kërkuan largim dhe për të cilën ka pasur bazë për këtë. Është e saktë se afati kohor është i ngushtë, afatet janë të shkurtra, ne e menaxhojmë atë dhe do ta përfundojmë – deklaroi Boris Kondarko – anëtar i KSHZ-së.

Të hënën do të votojnë 716 persona që janë në izolim, ndërsa të martën 8852 persona të sëmurë. Nga KSHZ sigurojnë se janë marrë të gjitha masat për votim të sigurt- po shpërndahen sasi të mëdha të maskave dhe mjeteve për dezinfektim në vendvotime. Derisa KSHZ bën përgatitjet e fundit për votime, ministri i brendshëm Naqe Çulev apelon që votuesit të mos bëhen pre e presioneve për shitjen e votës.

MÖBEL THEMA

Të mos bëhen pre e çfarëdolloj presioni nga partitë, presione nga struktura biznesi, nga kriminelë lokal dhe struktura kriminale. Pra të dalin dhe të votojnë sipas bindjes së tyre politike, të lirë -tha Naqe Çulev, ministër i brendshëm.

Më 15 korrik të mërkurën do të votohet në 3480 vendvotime në gjashtë njësi zgjedhore. Në 90 vendvotime ka më pak se 10 votues që do mund të drejtën e tyre ta realizojnë në vendvotimin më të afërt. Për herë të parë votimi do zgjatë tre ditë, ndërsa në 15 korrik deri në ora 21.

Alsat

Comments