KU JANË PREMTIMET E LSDM-së, U SHUA SEKRETARIATI, 1.699 TË PUNËSUAR MBETËN NË SHTËPI?!

66

Izet Zeqiri
U shua Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes Ohrit, e cila përcillte përfaqësimin e drejt dhe të barabarta për anëtarët e komunitetit që nuk e bëjnë shumicën, përcillte implementimin e ligjit të përdorimit të gjuhës, procedimin e monitorimit dhe përcjelljen procesit të decentralizimit, si dhe kishte obligim të informonte në mënyrë rregullt dhe me kohë për realizimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Kaluan dy vite dhe nuk u bë asgjë me administratorët që rijnë në shtëpi dhe marrin paga. Ku janë premtimet e LSDM-së, Ministrit për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, i cili zëshëm deklaronte se do të fillohet dhe do të kryhet sistemimi i administratorëve nga Sekretariati për Zbatimin e MO-së, që akoma nuk janë të shpërndarë nëpër vendet e punës. Ku shkuan arsyetimet se nuk mundet të punësuarit të rin në shtëpi dhe marrin paga sepse kjo e dëmton shoqërinë. Edhe pse me ndryshimet e fundit ligjore, nëpunësit, përpos në administratë publike do të mund të sistemohen në të gjithë sektorin publik, duke përfshirë shkolla, kopshte fëmijësh, institucione mjekësore dhe ndërmarrje publike. Në qoftë se nuk gjendet vend për ta, do tu ofrohet të transferohen në sektorin privat, asnjë përparim nuk kemi në këtë drejtim. Se nuk është bërë asgjë në këtë drejtim tregon buxheti i alokuar për pagesën e administratorëve që marrin paga e që paguhen nga sekretariati për implementim të MO.
Ende administratorët vazhdojnë të paguhen nga sekretariati ku buxheti shkon për këtë kategori mbi 10 milion euro në vit.
Ajo që është me tragjike se edhe ata që janë sistemuar paguhen me rroga minimale edhe pse kanë fakultete të kryer paguhen nga 200 euro. Vetëm se janë të punësuar përmes MO-së, nuk u njihet diploma dhe nuk kanë mundësi përparimi dhe page më të lartë, por paguhen me diplomën fillestare që janë punësuar. Më e keqja është se ka edhe magjistra shkence që paguhen me sholla të mesme.
Shih buxhetin e MO-së.

Comments